Ky është numri i rasteve të reja me Covid dhe i qytetarëve të vaksinuar
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 22 raste të reja me Covid.
Po ashtu, MSh-ja ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe kohore janë dhënë 356 doza të vaksinës kundër Covid.
“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.818.098 doza të vaksinës. Deri më sot 818.561 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 98.717 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër Covid-19. Nga 907 testime, 22 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 62 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.158. Në total numri i rasteve aktive është 633”, ka njoftuar MSh-ja.



