Scholzi: Ekonomia gjermane është e kërcënuar nga lufta në Ukrainë

15 mars 2022 | 15:13

Lufta në Ukrainë, e shoqëruar me sanksionet kundër Rusisë, përbën një kërcënim për ekonominë gjermane, ka thënë kancelari gjerman Olaf Scholz, në një konferencë të përbashkët për shtyp me mbretin jordanez Abdullah II.

“Ne duhet të kuptojmë shumë mirë se kjo luftë në Ukrainë sjellë edhe sfida për ne në lidhje me pasojat ekonomike të sanksioneve”, ka thënë Scholzi, të martën në Berlin.

“Ne duhet të sigurohemi që ekonomia të jetë në fazë të mirë në këto kohë të vështira”, ka thënë ai.

Gjermania ka ekonominë më të madhe në Evropë.

Scholzi dhe Mbreti Abdullah kanë dënuar luftën në Ukrainë dhe i bënë thirrje presidentit rus, Vladimir Putin “të ndalojë menjëherë të gjitha operacionet luftarake dhe të tërheqë trupat e tij pushtuese”, shkruan “CNN”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës ka njoftuar…