Nesër vazhdojnë bisedimet Rusi – Ukrainë
15 mars 2022
| 21:58
Këshilltari presidencial i Ukrainës, Mykhailo Podolyak, ka thënë se bisedimet me Rusinë vazhdojnë nesër.
Ai këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”.
“Sigurisht ka vend për kompromis. Një proces negociatash shumë i vështirë. Ka kontradikta thelbësore. Por, sigurisht që ka vend për kompromis. Gjatë pushimit, do të vazhdojë puna në nëngrupe”, ka shkruar ai.



