Lekaj kritikon Kurtin: Qeveria në gjumë dimëror, të subvencionohen artikujt bazë ushqimor
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Pal Lekaj, ka thënë se lufta në Ukrainë ka ndikuar edhe në ekonominë e vendit, duke shkaktuar krizë për qytetarët.
Sipas deputetit Lekaj, Qeveria Kurti është në gjumë dimëror, në vend se të marrë masa për subvencionimin e artikujve ushqimor.
Në këtë kontekst, ai ka thënë se qeveria urgjentisht duhet marrë masa sa i përket politikave fiskale.
“Sa i përket invazionit rus në Ukrainë mendoj që ka ndikuar mjaft edhe në ekonominë e Kosovës meqë kemi pasur importet nga shteti ukrainas sidomos në drithëra dhe derivate të naftës dhe kjo ka ndikuar dukshëm edhe në ngritjen e çmimeve. Qeveria po duket që është në gjumin dimëror dhe fare nuk ka marrë masa për subvencionimin”.
“Do të ketë ndikim mjaft të madh në ekonominë e vendit dhe mendoj që qeveria duhet që urgjentisht të marrë masa në politikat fiskale e sidomos në pako për subvencionim të artikujve bazik ushqimor”, ka thënë Lekaj në një intervistë për “EO”.



