Kancelari i Austrisë sot viziton Kosovën
18 mars 2022
| 09:05
Kancelari i Austrisë, Karl Nehammer, do të vizitojë sot Kosovën, ku do të pritet nga presidentja Vjosa Osmani, nga ora 16:10.
Nehammer po ashtu pritet të takohet edhe me krerët e tjerë të shtetit.
Vizita e kancelarit austriak në Kosovë është pjesë e vizitës së tij në tre vendet e Ballkanit Perëndimorë, Serbi, Bosnjë e Hercegovinë, dhe sot në Kosovë.
Në vizitën e tij në Serbi, Nehammer ka thënë se është e rëndësishme që BE-ja të përkufizohet qartë ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të nënvizojë se ato i përkasin Bashkimit Evropian, si dhe të përshpejtojë anëtarësimin euroatlantik të tyre.



