Kaplohen nga zjarri 50 hektarë pyll në Novobërdë

27 mars 2022 | 09:33

Janë përfshirë nga zjarri 50 hektarë pyll në fshatin Prekoc të komunës së Novoberdës, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Sipas policisë, ekipi i zjarrfikësve ka arritur ta lokalizojë zjarrin dhe nuk raportohet për të lënduar.

“Raportohet se janë përfshi nga zjarri rreth 50 hektar pyll pronë private dhe shtetërore. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse ndërsa, ekipi i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për të lënduar”, njofton policia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja e njohur shqiptare, Ronela Hajati, këto ditë ndodhet në…