Përfundon takimi i delegacionit rus dhe ukrainas në Stamboll

29 mars 2022 | 11:48

Përfaqësuesit e Ukrainës dhe Rusisë janë takuar në Stamboll për raundin e radhës së bisedimeve për gjetjen e një rruge të përbashkët për vendosjen e paqes, sipas la repubblica.

Sipas burimeve të afërta të negociatorëve, ka përfunduar takimi me krerët e Moskës dhe Kievit, përkatësisht nga ministri i Mbrojtjes, Oleksii Reznikov, dhe Mikhail Podolyak, këshilltari presidencial.

Takimi sy më sy midis delegacionit ukrainas dhe rus u zhvillua në prani të presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan. Gjithashtu sipas burimeve, negociatori rus Vladimir Medinsky pritet të japë një deklaratë pas disa orësh.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Komisioni i Garave ka vendosur që shorti për gjysmëfinale të…