Rama injoron Berishën: Nuk flas për ‘të vdekurit’

30 mars 2022 | 21:18

Pas mbledhjes së kryesisë së PS-së, Rama tha se tashmë reforma në drejtësi po jep frytet e saj.

“Në nivelin personal patjetër që jam i keqardhur, por në nivelin e detyrës sigurisht që i shoh këto që ndodhin si rezultat i asaj që kemi bërë”, u shpreh kryeministri.

Rama tha se deri në momentin që do të deklarohet fajtor Alqi Bllako është i pafajshëm, por sidoqoftë rezultati, ai nuk ndjen asnjë përgjegjësi sepse përgjegjësitë nuk janë kolektive, siç u shpreh dhe vetë kryeministri.

Edi Rama nuk pranoi t’i përgjigjej pyetjes nëse do të bashkëpunonte me Sali Berishën nëse ai vjen në krye të PD-së.

“Unë flas për të gjallët, ju flisni për të vdekurit”, u shpreh kryeministri Rama.

Ai sqaroi se nuk do të ketë ndryshime në qeveri, ndërsa sa i takon dorëheqjes së Alqi Bllakos, Rama u shpreh se ky është rezultat i reformës në drejtësi, njofton euronewsal.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sllovakia i ka thënë Rusisë se duhet të tërheqë 35…