Kurti sot në QKUK, me Vitinë dhe Dietzin inaugurojnë Njësinë Koronare
27 tetor 2026
| 08:32
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, dhe ambasadori i Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz, do të marrin pjesë sot në ceremoninë e përurimit të Njësisë Koronare në Klinikën e Kardiologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, ceremonia do të mbahet të martën, më 27 tetor, duke filluar nga ora 11:30.
Përurimi i kësaj njësie bëhet në kuadër të shërbimeve shëndetësore në Klinikën e Kardiologjisë në QKUK.



