Zgjidhet kryetari i nëndegës së PDK-së për kantonin Schwyz
03 prill 2022
| 11:25
Deputeti i PDK-së, Elmi Reçica, së bashku me kolegët Arben Gecaj dhe Adhurim Krasniqi, morën pjesë në Kuvendin zgjedhor të nëndegës së Partisë Demokratike të Kosovës për Kantonin e Schwyzit në Zvicër.
Kryetar u zgjodh Esat Saqipi, si dhe kryesia e nëndegës dhe delegatët për Kuvendin e degës.
Në këtë takim të pranishëm ishin veprimtarë, intelektualë dhe aktivistë të devotshëm të PDK-së, të cilët në forma të ndryshme kanë kontribuar e mbështetur Kosovën dhe Partinë Demokratike të Kosovës.
“Së bashku ne do të punojmë që në vazhdimësi ta shtrijmë dhe fuqizojmë PDK-në në diasporë!”, ka thënë deputeti Reçica.



