Aktori turk me prejardhje shqiptare rreh shoferin e autobusit, kjo është arsyeja

04 prill 2022 | 16:03

Një nga aktorët më të premtues aktualisht në Turqi, Burak Yoruk, i cili ka deklaruar se ka prejardhje shqiptare ka përfunduar në polici. Kjo pasi Buraku u përfshi në një incident ku ka goditur shoferin e autobusit.

Zënka nisi pasi ky i fundit nisi të ofendonte të dashurën e aktorit. Më pas 26-vjeçari përmes një postimi në rrjetet sociale ka treguar se si ndodhi ngjarja.

Ai ka treguar që nuk mbështet dhunën në asnjë lloj forme, mirëpo shpjegoi se u vendos në një pozitë tepër të vështirë kur shoferi kishte shtyrë, ofenduar me fjalë të rënda të dashurën pas një situate të ndodhur në trafik.

 

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Vjosa Osmani ka prezantuar në një konferencë për media të…