“Ka goxha të pasme…”, Trump bën komentin e papritur për këngëtaren, Nicki Minaj! (Video)
Nicki Minaj u shfaq përkrah Donald Trumpit në një tubim fushate në Michigan, ku presidenti amerikan komentoi pamjen e saj fizike gjatë një fjalimi.
Në të njëjtën kohë, një njoftim nga drejtori i komunikimit në Shtëpinë e Bardhë, Steven Cheung, nxiti më tej spekulimet se këngëtares një ditë mund t’i jepet një rol në administratën “Trump”.
Minaj ishte në tubim për të mbështetur kandidatët republikanë përpara zgjedhjeve të ardhshme të mesmandatit.
Minaj ishte ulur në audiencë përpara se të dilte në skenë dhe Trump papritmas tërhoqi vëmendjen për pamjen e saj gjatë fjalimit të tij. Komenti i tij mori duartrokitje nga turma.
“Meqë ra fjala, shikoni çfarë vithe të mira ka… Nicki Minaj. Është e vështirë të mos e vëresh këtë”, tha Trump dhe pas duartrokitjeve shtoi: “Ngrihuni në këmbë. Është e vështirë të mos e vini re. Shpresoj që Nicki të mos jetë ofenduar, por ne e duam Nickin. Ajo ka qenë me ne për një kohë të gjatë”



