Sonte përballjet e dyta çerekfinale në Ligën Unike
Ndeshja e dytë çerekfinale e Ligës Unike zhvillohen sot (e mërkurë). Në gjysmëfinale kualifikohen skuadrat që janë më të mira nga dy ndeshjet.
Në takimin e parë Teuta mundi Tirana Neptunin 96:81 dhe me 15 pikë epërsi hyn para sfidës së dytë çerekfinale. Tiranasit, në anën tjetër, do të tentojnë ta bëjnë mrekullinë dhe ta rikthejnë rezultatin, edhe pse do ta kenë shumë të vështirë të depërtojnë në gjysmëfinale. Takimi tjetër është ndërmjet Prizrenit 16 dhe Rahovecit. Prizrenasit fituan në palestrën “Mizahir Isma” me rezultat 93:98 dhe hynë me pesë pikë epërsi para duelit të dytë.
“Vreshtarët” do të tentojnë të fitojnë me më shumë pesë pikë dallim, ndërkohë prizrenasit synojnë ta ruajnë epërsinë e krijuar dhe të kualifikohen në gjysmëfinale. Golden Eagle Ylli dhe Peja janë kualifikuar në gjysmëfinale, nga vendi i parë, përkatësisht i dytë.
Çerekfinalet e dyta
Të mërkurën takohen:
19:00 Tirana – Teuta
20:30 Prizreni 16 – Rahoveci



