Ky është numri i rasteve të reja me Covid dhe i të vaksinuarve

07 prill 2022 | 15:01

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 27 raste të reja me Covid.

Po ashtu, kjo ministri ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe kohore janë dhënë 151 doza të vaksinës kundër koronavirusit.

“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.823.272 doza të vaksinës. Deri më sot 820.906 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 100.437 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër Covid-19. Nga 812 testime, 27 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.  Sot janë shëruar 15 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.968. Në total numri i rasteve aktive është 550”, ka njoftuar MSh-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prishtina dhe Drita janë duke fituar pas pjesës së parë…