Prishtina dhe Drita po fitojnë pas pjesës së parë
07 prill 2022
| 14:51
Prishtina dhe Drita janë duke fituar pas pjesës së parë në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll.
Prishtina po fiton ndaj Llapit (1-0), me golin e shënuar nga Gledi Mici nga penalltia.
Ndërsa Drita po fiton ndaj Ramiz Sadikut me rezultat 3-0. Shënues për gjilanasit janë Albin Krasniqi, Almir Ajzeraj dhe Muharrem Jashari.



