S’ka kuorum për miratimin e Projektligjit për Këshillin Prokurorial
07 prill 2022
| 19:14
Kuvendi i Kosovës s’ka pasur kuorum sot për miratimin në lexim të parë të Projektligjit për Këshillin Prokurorial.
Vetëm 57 deputetë votuan pro, ndërkohë deputetët opozitarë të PDK-së, LDK-së dhe AAK-së u përmbajtën nga votimi.
Ky projektligj ka nxitur debate mes minsitres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe deputetëve të opozitës të cilët e kanë kundërhtuar këtë doument.



