Trumpi kërcënon Kinën me tarifa të reja tregtare

19 qershor 2018 | 09:00

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka kërcënuar me vendosjen e tarifave shtesë mbi importet e mallrave nga Kina.

Trump ka bërë me dije se tarifat e reja prej 10% do të hyjnë në fuqi nëse Kina refuzon t’i ndryshojë praktikat e saj.

Ky veprim do të ishte një përshkallëzim i madh i mosmarrëveshjeve që rrezikojnë ta çojnë SHBA-në dhe Kinën në luftë tregtare.

Trump këmbëngul se Kina ka përfituar padrejtësisht nga një jobalancë tregtare me SHBA-në, për vite të tëra.

Javën e kaluar, ai ka thënë se SHBA-të do të vendosin tarifa prej 25% mbi mallrat kineze, në vlerë prej 50 miliardë dollarësh, kurse Pekini është përgjigjur duke thënë se do të godasë me taksë të njëjtë 659 prodhime amerikane.

 

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron po takonte disa të rinj…