AGK-ja dënon sulmin e Ramush Haradinajt kundër mediave e gazetarëve në Shqipëri dhe Kosovë

08 prill 2022 | 22:57

Kryetari i AAK-së, njëherësh deputet, Ramush Haradinaj, ka sulmuar sot mediat në Shqipëri dhe Kosovë duke i quajtur “mercenarë” dhe “të shitur”, pas pretendimeve të tij se ato kanë raportuar se mund të konsiderohet si kandidat për president të Shqipërisë.

Për më tepër, Haradinaj i ka akuzuar mediat se punojnë “kundër interesave të Shqipërisë dhe Kosovës”.

“Një gjuhë e tillë është kërcënuese, denigruese, e papranueshme dhe që rrezikon sigurinë e gazetarëve”, ka theksuar AGK-ja.

AGK-ja e fton Haradinajn dhe të gjithë akterët politikë që ankesat e tyre për raportimet t’i drejtojnë në organet vetërregulluese, dhe të përmbahen nga gjuha fyese dhe kërcënuese.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore ndaj Dritës me rezultat…