Nju-Jorkut i shtohet rruga “Fan Noli”

10 prill 2022 | 08:36

Një rrugë në Nju-Jork është emërtuar me emrin “Fan Noli” gjatë ditës së djeshme.

Për këtë ngjarje ka shkruar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

“Përkujtimi i këtij rilindësi, njeriut të letrave dhe figure historike shumëplanëshe, me anë të emërtimit sot të një rruge në Nju Jork, është një ngjarje simbolike e për bashkuese e komunitetit shqiptaro-amerikan, i cili vijon veprimtarinë e tij patriotike me të njëjtin gjallëri e përkushtim si edhe brezat e mëparshëm”.

Kurti tha se kështu mbahet gjallë e pasurohet identiteti shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Në saje të kësaj veprimtarie mbahet gjallë e pasurohet identiteti shqiptar në ShBA, si edhe forcohet aleanca e shkëlqyeshme e kombit shqiptar me kombin amerikan”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Debati midis librave elektronikë dhe atyre të printuar, ka shkaktuar…