Po habitëm me habinë e Dick Martyt

11 prill 2022 | 11:22

Shërbimi Sekret i Serbisë kishte planifikuar të vriste Dick Martyn dhe për këtë vrasje të fajësonte shqiptarët. Kështu u raportua në mediat e huaja, ku Marty ka kërkuar mbrojtje të lartë policore.

Lidhur me këtë rast ka reaguar deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, e cila ka thënë se është për t’u habitur me habinë e Dick Martyt.

Ajo ka thënë se Marty ka qenë vetë bartës i një projekti komplotist të dizajnuar po nga këto shërbime serbe.
“Ai e njeh kapacitetin e tyre kriminal dhe e di, sa larg mund të shkojnë në realizimin e misioneve kundër shqiptarëve të Kosovës. Ai nuk ka qenë i painformuar me gatishmërinë e këtyre shërbimeve për të inskenuar e montuar ngjarje kundër shqiptarëve të Kosovës. Ai vetë u ka shërbyer këtyre sajimeve”, ka shkruar Deliu.

“Po me vjen keq që familja e tij është duke përjetuar pasojat e fajit të tij. Por, z.Marty duhet ta gjejë guximin të zbulojë publikisht, komplet të vërtetën e raportit të tij, i cili prodhoi shumë dhimbje. T’i tregojë familjes së tij, opinionit zviceran dhe atij ndërkombëtar se si pranoi të bartë një projekt komplotist ndaj drejtuesëve të një ushtrie për çlirim, pikërisht nga shteti gjeocidal, shërbimet e të cilit duan ta vrasin. Mungesa e gjetjes së këtij guximi intelektual e njerëzor para së gjithash – më habitë!”, ka shkruar deputetja Deliu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot (e hënë) zhvillohen gjashtë ndeshje në kuadër të turneut…