Kurti kërkon të mos shkarkohet Ardita Sinani

11 prill 2022 | 11:55

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu ka pritur sot në takim përfaqësuesit politikë të shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

Në këtë takim mori pjesë edhe kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, për të cilën këto ditë është nisur procedura për shkarkim nga përfaqësuesit tjerë politikë në Luginë.

Ai tha se gjendja e shqiptarëve në përgjithësi në këto komuna, me politika diskriminuese e shtypëse të Serbisë, kërkon angazhim të përbashkët e vigjilencë të shtuar, vendosmëri e ruajtje të unitetit politik të subjekteve shqiptare të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit.

Kurti ka kërkuar nga të gjithë liderët e pranishëm të Luginës mos ta shkarkojnë nga pozita e kryetares së Preshevës, Ardita Sinanin.

“Pas shtypjes e diskriminimit që po u bëhet shqiptarëve nuk duhet mbështetur tentimet për acarim të shqiptarëve me njëri-tjetrin, pjesë e së cilës është edhe synimi për ta rrëzuar kryetaren e Preshevës, znj. Ardita Sinani. Përçarja e ndarja janë gabim dhe bëhen dëm”, u shpreh kryeministri Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka filluar seanca e së hënës, në gjykimin ndaj Salih…