Koloneli i nëntë rus thuhet se është vrarë në Ukrainë
Koloneli i nëntë rus thuhet se është vrarë në Ukrainë.
Sipas raportimeve të mediave, koloneli Alexander Bespalov ishte komandant i Regjimentit të Tankeve të 59-të të Gardës. Nuk dihet se ku dhe si është vrarë.
Lajmi për vdekjen e tij është shpërndarë në një tabelë lokale të mesazheve – “Overdegjuar Novogorny”në qytetin e Ozersk. Mesazhi tash është fshirë.
Një postim, që supozohet të jetë nga motra e Bespalovit thoshte se “është e pamundur të shprehësh me fjalë se çfarë dhimbje ndjen kur humb një person të afërt dhe të dashur”.
Të premten, Ukraina ka pretenduar se rreth 19 mijë ushtarë rusë janë vrarë në luftime. Më 25 mars, Rusia ka vendosur shifrën e saj të viktimave në 1 mijë e 351.
The #Ukraine Armed Forces claim that they eliminated the next Russian top military officer – a commander of the elite Russian 59th tank regiment, Col. Alexandr Bespalov. pic.twitter.com/MuZp3F2Xwv
— Viktor Kovalenko (@MrKovalenko) April 8, 2022



