Trajneri i Real Madridit: Jam i lumtur që varemi nga Benzema

11 prill 2022 | 14:36

Përpara ndeshjes së kthimit në kuadër të çerekfinales së Ligës së Kampionëve me Chelsean, Carlo Ancelotti, ka mbajtur një konferencë për media.

Ndeshja e parë çerekfinale ndërmjet dy gjigantëve evropian ka përfunduar 3:1 në favor të Real Madridit.

Carlo gjatë konferencës për media ka thënë se beson që “Londinezët” do të përpiqen të rikthejnë rezultatin.

“Chelsea do të përpiqen. Është fryma e futbollit dhe skuadrat e mëdha nuk dorëzohen asnjëherë”, ka thënë italiani.

Më tutje, Ancelotti nuk ka ngurruar të thotë se ekipi i tij varet nga Benzema dhe ai është shprehur i lumtur për këtë fakt.

“Ne jemi të varur nga Benzema nuk do ta mohojmë. Jam i lumtur që varemi nga ai. Është një realitet dhe një gjë e mirë”, ka thënë Ancelotti.

Ndeshja e kthimit në kuadër të çerekfinales së Ligës së Kampionëve, ndërmjet Real Madridi – Chelsea zhvillohet nesër (e martë), me fillim nga ora 21:00.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ardita Sinani ka reaguar pas shkarkimit nga pozita e kryetares…