AGK-ja për raportin e DASh-it për gazetarët: Alarm për institucionet e Kosovës
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka reaguar për raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit (DASh) në të cilin është thënë se gazetarët në Kosovë kanë hasur në vështirësi në marrjen e informacionit nga qeveria dhe institucionet publike.
AGK-ja është shprehur e shqetësuar lidhur me gjetjet kryesore të Raportit të Departamentit të Shtetit të ShBA-së për Kosovë.
“AGK-ja vlerëson se gjetjet e raportit duhet të jenë alarm për institucionet e vendit që duhet të angazhohen në krijimin e një ambienti më të mirë e të sigurt të të bërit gazetari”.
“AGK-ja gjithashtu fton pronarët e medieve që të lejojnë që gazetarët të raportojnë pa u censuruar e frikësuar se do të humbasin vendin e punës”, është thënë në reagimin e AGK-së.