Shtatë pacientë me Covid po marrin trajtim mjekësor
19 prill 2022
| 10:18
Shtatë pacientë janë të spitalizuar nga Covid-19, në kuadër të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës.
Prej tyre, katër pacientë të konfirmuar me Covid-19, tre të negativizuar, post-Covid.
Ndërkaq katër pacientë janë me oksigjeno-terapi.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 4 pacientë
Spitali i Gjakovës, 3 pacientë



