Kadetët e FSK-së përfunduan me sukses stërvitjen fushore të koduar ‘Gjithmonë Stoik’

19 prill 2022 | 10:27

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se kadetët e FSK-së po konfirmojnë fuqishëm se janë gjithmonë stoik edhe në Stërvitjen fushore e koduar “Gjithmonë stoik”.

“Kadetët e klasës 024 përfunduan me sukses stërvitjen fushore të koduar ‘Gjithmonë Stoik’ që njëherit është edhe moto e klasës së tyre”, ka shkruar Mehaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ai ka theksuar se kadetët u vlerësuan në terren kompleks, adaptim në drille të betejës nga mjedisi malor në mjedis urban, bunker e transhe, zjarr indirekt dhe zona të kontaminuara – ditën dhe natën.

“Kadetët tanë qëndruan stoik pas 38 km patrullim dhe 15-të misione të ndryshme. Ju lumtë krenaria jonë!”, ka shkruar Mehaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtatë pacientë janë të spitalizuar nga Covid-19, në kuadër të…