UNMIK-u dënon sulmet ndaj Policisë së Kosovës

20 prill 2022 | 22:51

Përfaqësuesja e posaçme e OKB-së në Kosovë, njëherësh udhëheqësja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, ka përmendur disa prej zhvillimeve kryesore në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Ajo ka thënë se sulmet e fundit të raportuara ndaj Policisë së Kosovës, janë sulme kriminale dhe duhet të dënohen nga të gjitha palët dhe kushdo që ka informacione për keqbërësit duhet t’iu drejtohet institucioneve, në mënyrë që përgjegjësit të dalin para drejtësisë.

Ziadeh po ashtu foli për vendimin e Kosovës që të mos lejojë mbajtjen e zgjedhjeve serbe, duke thënë se i “vjen keq” për një vendim të tillë.

UNMIK, sipas saj, do të vazhdojë të mbështesë institucionet e Kosovës dhe shoqërinë civile.

Por, kryediplomatja e Kosovës, Donika Gërvalla, tha se UNMIK nuk mund të jetë një mision administrativ sepse Kosova ka qeveri të saj, prandaj “UNMIK më nuk po luan rol në jetën e qytetarëve dhe shtetit tonë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arsenali ka befasuar Chelsean në Stamford Brigde duke e mposhtur…