Trajneri i Reims: Zeneli është lojtar i rëndësishëm për ne
Ylli i Përfaqësues së Kosovës, Arbër Zeneli u rikthye të mërkurën titullar tek ekipi i tij, Stade de Reims. Anësori bëri paraqitje të mirë në fitoren e skuadrës së Lille (2-1), për çka është lavdëruar edhe nga trajneri Oscar Garcia.
“Ai është një lojtar që mund ta bëjë diferencën, i cili mund të dallohet. Në fazën ofensive, ai mund të bëjë shumë gjëra dhe atë mjaft mirë. Ne punojmë me të sepse ai duhet të ndihmojë edhe kur nuk e kemi në posedim topin. Por, për momentin, fizikisht, ai nuk është i gatshëm t’i bëjë të dyja (fazën ofensive dhe defensive)”, ka thënë trajneri i Reimsit.
“Cila është arma e tij e fortë? Një kundër një, ai shkon mjaft shpejt për ta kaluar lojtarin. E ka një goditje mjaft të mirë, e kemi parë këtë edhe nga gjuajtjet e lira. Kur e ka topin, ai është mjaft i motivuar dhe, ndihet rehat me topin dhe është mjaft i lëvizshëm. Ai është lojtar mjaft i rëndësishëm për ne”, ka shtuar Garcia.



