NJOFTIM
Klubi Politik”Afrim Zhitia” në Sallën e Takimeve në Hotel Emerald në Prishtinë, mbajti mbledhjen e parë të rifillimit të funksionimit.
Nën drejtim të Kryetarit të Klubit Politik “Afrim Zhitia” Ragip Shala, u zgjodhën organet drejtuese të Klubit Politik “Afrim Zhitia”.
Dr. Spec. Shemsi Bushi u zgjodh Kryesues i Bordit të Klubit Politik “Afrim Zhitia”.
Anëtarë të Bordit janë:
Ragip Shala – Kryetar
Dr. Spec. Shemsi Bushi -Kryesues
Dr. Spec. Gani Morina – anëtar
Naim Zhitia – përfaqesues i familjes
Alban Durmishi- Sekretar, jurist i diplomuar
Prof. Skender Fazliu – anëtar me korospodencë
Bordi Kryetar Nderi të Klubit Politik”Afrim Zhitia” zgjodhi ish-Kryetarin e Klubit Politik” Afrim Zhitia” Ismet Sylejmanin.
Udhëheqja e re e Klubit Politik”Afrim Zhitia”, e falënderoi ish- Kryetarin e Klubit Ismet Sylejmani, për tërë veprimtarinë e pakrahasueshme në aktivitetin e Klubit Politik” Afrim Zhitia”.
Kryetari
Ragip Shala,
Hotel Emerald Prishtinë, 21.04.2022


