Vendoset data zyrtare se kur do të luhet Brazil-Argjentinë

23 prill 2022 | 12:54

Sfida e vlefshme për kualifikueset e Amerikës së Jugut në Katar 2022, ndërmjet Brazilit dhe Argjentinës e cila u pezullua më 5 shtator pas pak minutash loje për shkak të hyrjes në fushë të autoritetit shëndetësor brazilian, do të luhet më 22 shtator 2022.

Këtë e ka bërë të ditur sot FIFA për të dy Federatat dhe ajo braziliane do të duhet të komunikojë stadiumin që do të presë ndeshjen deri më 22 qershor.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Java e 28 e Art Motion Superligës së Kosovës në…