Kryeministri  për suksesin historik të Bad News Eagles: Bravo gamers!

24 prill 2022 | 14:33

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pasi ekipi nga Kosova, Bad News Eagles (BNE) ka arritur të kualifikohej në turneun më të madh në botë në CS:GO, PGL Antwerp Major 2022.

BNE-ja e ka arritur kualifikimin në ndeshjen e fundit, duke shkruar historinë për Kosovën.

Suksesin e arritur nga djemtë e BNE-së, Kurti e ka cilësuar historik, duke i uruar pesë djemtë e ekipit.

“Bravo gamers! Kosova bën historinë me kualifikimin në PGL Antwerp Major 2022. Bad News Eagles sot mposhtën Sinners me rezultat 2:1. Kjo fitore i bën pjesë të garës më të madhe të vitit për CSGO. Pra, prej internet kafesë, ku filluan ushtrimet e para, BNE nga sot na përfaqësojnë në garën më të madhe në botë. I gëzohem çdo të arriture të rinisë sonë. Ata po na dëshmojnë çdo ditë se kur kombinohet pasioni dhe puna, suksesi është i garantuar”, ka shkruar Kurti në llogarinë e vet në “Instagram”.

“Shqiponjat e Kosovës” kishin dy fitore dhe dy humbje në këto kualifikime, kurse ndeshje e sotme ishte përcaktuese.

Në këto ndeshje kualifikuese, Bad News Eagles janë përballuar me disa nga ekipet më të mira në botë.

Postimi i plotë i Kurtit: KËTU

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nesër (e hënë) bëhen 32 vjet kur i pushojë së…