Warriors shtyjnë kualifikimin, një fitore larg gjysmëfinaleve kampionët e Bucks
Spektakli nuk ka munguar edhe në ndeshjet e katërta çerekfinale të “play-off” në NBA. Kampionët e Milwaukee u rikthyen te fitorja, duke mposhtur me rezultat 119-95 Chicago Bulls dhe udhëheqin 3-1 serinë e ndeshjeve në Lindje. Ndeshje e komanduar nga miqtë, ku Antetokounmpo realizoi 32 pikë e 17 rebound. Ai u mbështet edhe nga Allen me 27 pikë e Holiday me 26, në një mbrëmje të përkryer për Bucks. 3-1 udhëheq në Lindje edhe Miami, skuadra që u rendit e para në sezonin e rregullt. Ekipi nga Florida mundi me shifrat 110-86 Atlanta jashtë fushe, në një ndeshje që e dominoi gjatë gjithë kohës. Të gjithë titullarët e Miami realizuan mbi 10 pikë, ku diferencën e bëri Butler, autor i 36 pikëve e 10 rebound.
Në Perëndim, skuadra e Golden State pësoi ndalesën e parë në përballjen ndaj Denver, me këta të fundit që fituan 126-121. Nikola Jokic realizoi 37 pikë për vendasit, mbështetur nga Morris me 24. Për Warriors u dalluan Curry me 33 pikë e Thompson me 32, por që s’mjaftuan. Golden State udhëheq 3-1 serinë.
Ekuilibër në përballjen mes Phoenix dhe New Orleans, pasi tashmë seria është në barazpeshë 2-2. Pelicans shfrytëzoi në maksimum faktorin fushë, duke fituar 118-103 ndaj miqve. Ingram me 30 pikë ishte më i miri në parket për New Orleans.
Konferenca e Lindjes – Çerekfinale “play-off”
Miami – Atlanta 110-86 (3-1)
Philadelphia – Toronto (3-1)
Milwaukee – Chicago 119-95 (3-1)
Boston – Brooklyn (3-0)
Konferenca e Perëndimit – Çerekfinale “play-off”
Phoenix – New Orleans 103-118 (2-2)
Dallas – Utah Jazz (2-2)
Golden State – Denver 121-126 (3-1)
Memphis – Minnesota (2-2)



