Ish-ambasadori Dedaj: Kosova të përfshihet në agjendën euroatlantike
Ish-ambasadori i Kosovës më Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, i shoqëruar edhe nga bashkëpunëtori dhe veprimtari, Sali Bislimi, kanë vizituar selinë e Fondacionit Jean Monnet për Europen në Lozanë.
“Me ç’rast z. Pat Cox, president i këtij fondacioni dhe ish-president i Parlamentit Europian na njoftoi me jetën dhe veprën historike të Jean Monnet, i cili ndryshe quhet edhe ‘baba i Europes’, i legjislacionit dhe krijimit të Bashkimit Evropian dhe integrimit euroatlantik të kontinentit europian pas luftës së dytë botërore. Me presidentin Cox biseduam edhe për situatën aktuale pas agresionit rus në Ukrainë dhe pasojat e kësaj luftë në botë dhe Europë”.
“Hezitimi i Europës për procesin e zgjerimit nuk është shumë i qëlluar, prandaj edhe Ukraina dhe vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të përfshihen në agjendën e integrimit euroatlantik, si dhe të anëtarësimit në BE dhe NATO!”, ka shkruar Dedaj në llogarinë e vet në “Facebook”.



