Sekretari britanik i Mbrojtjes: Putini po përpiqet ta zgjerojë konfliktin
Sekretari britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace, ka folur sërish për luftën në Ukrainë. I pyetur nga “Sky News” nëse Vladimir Putin mund ta zgjasë luftën përtej Ukrainës, Wallace ka thënë se presidenti rus “i ka pasur gjithmonë këto ambicie” për të pushtuar vendin e tij fqinj dhe është një “nacionalist etnik”.
Sekretari i Mbrojtjes beson se Putini po përpiqet “pothuajse i dëshpëruar” të “zgjerojë” konfliktin me kërcënime ose sulme të mundshme me flamur të rremë në rajonin separatist moldav të Transnistrisë.
“Ne ende nuk i dimë detajet e sulmeve në Transnistria apo kush qëndron pas tyre”, ka thënë ai, duke shtuar se nëse do të ishte Rusia, atëherë kjo do të ishte një “gabim strategjik”.
Më tutje, ai ka thënë se Putini tani mund të “kërkojë të konsolidojë atë që ka”. “Aleatët perëndimorë duhet të ‘ndihmojnë ta heqin kufirin’ dhe të lejojnë Ukrainën të shtyjë forcat ruse”, ka thënë Wallace.
Ai ka thënë se Britania e Madhe mund ta mbështesë Ukrainën në përpjekje për të rimarrë territorin e saj në Krime, e cila është aneksuar nga Rusia në 2014.
Wallace ka thënë se Britania do ta “mbështeste integritetin sovran të Ukrainës – që sigurisht përfshinë Krimenë”, por “së pari le ta nxjerrim Rusinë nga vendi ku janë tani”.



