BE-ja përfundon punën në Kodin Civil, u bën thirrje deputetëve ta miratojnë

29 prill 2022 | 16:26

Ambasadori i Bashkimi Evropian (BE) në Kosovë, Tomas Szunyog, ka njoftuar se kanë përfunduar punën në mbështetjen e hartimit të Kodit Civil.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Twitter” u ka bërë thirrje deputetëve të Kosovës që miratojnë këtë kod, duke thënë se mbron të drejtat e gjithë njerëzve në Kosovë.

“Sot shënojmë përfundimin e mbështetjes së BE-së për zhvillimin e drafit të Kodit Civil.  Jam krenar që ne kemi një draft-kod që siguron të drejta për të gjithë njerëzit në Kosovë në përputhje me vlerat e BE-së. I bëj thirrje deputetëve që të miratojnë Kodin dhe të riafirmojnë mbështetjen e BE-së për zbatimin e tij”, ka shkruar ai.

BE-ja ka theksuar se Kodi Civil, pasi të miratohet do të garantojë të drejtat themelore dhe ndër të tjera, do të rregullojë çështjet e pronës, pronësisë, marrëdhënieve familjare, detyrimeve dhe trashëgimisë. Ai do të rrisë barazinë gjinore dhe do të nxisë zhvillimin ekonomik.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Dje dhe sot janë shpërndarë 330 pako ushqimore, ndërsa nesër…