Festa e Bajramit, Meta: Më shumë solidaritet për personat në nevojë
02 maj 2022
| 14:15
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka përcjellë urimet e tij për Fitër Bajram.
Pas vizitës në selinë e Komunitetit Mysliman shqiptar, Meta është shprehur se në këto ditë të vështira duhet forcuar ndjenja e solidaritetit ndaj personave që janë në nevojë.
“Iu uroj të gjithë besimtarëve tanë që Zoti t’ua shpërblejë sakrificat dhe iu uroj paqe, mbarësi në familjet e tyre ,por edhe në mbarë shoqërinë tonë. Kjo është një festë e mrekullueshme që na fton sot të shtojmë më shumë ndjenjën e solidaritetit dhe harmoninë me njëri-tjetrin dhe sidomos të jemi më pranë të gjithë atyre njerëzve që janë në kushte më të vështira”, është shprehur Meta.



