Nuhiu dhe Muja paralajmërojnë fitore kundër Gjilanit
“Vetë fjala derbi do të thotë që është një ndeshje e veçantë, e rëndësishme për moralin e skuadrës dhe shume ndeshje speciale për tifozët tanë”, ishin fjalët e trajnerit të Dritës, Ardian Nuhiu, në konferencën për media para derbit lokal, SC Gjilani – FC DRITA.
Strategu i skuadrës së Dritës e ka vlesuar undërshtarin e radhës, por premton maksimumin për të arritur fitore.
“Na pret një skuadër me eksperiencë, ka futbollistë cilësorë dhe këtë vit vështirë është thyer apo ka humbur. Sot te skuadra ime kam parë motiv të veçantë për këtë ndeshje, sepse duan ta fitojnë dhe t’i bëjmë krenarë tifozët tanë ‘Intelektualët’, për të cilët e dimë sa ka vlerë kjo ndeshje. Duhet të bëjmë maksimumin dhe me të gjitha forcat dhe futbollistët që kemi në dispozicion duhet t’i përdorim e të dalim fitues”, ka thënë Nuhiu.
“Mëkat që ky derbi i rivalizuar të zhvillohet në një ambient të tillë pa tifozë, do të ishte shumë e bukur të lozim me tifozë pavarësisht klasifikimit do të ishte një spektakël në tribuna dhe në fushë, sepse të dyja skuadrat kanë futbollistë shumë cilësorë. Do të mundohemi të bëjmë maksimumin dhe t’i bëjmë krenarë tifozët tanë”, ka shtuar Nuhiu.
Ndërsa, futbollisti Arbnor Muja ka deklaruar se vetëm fjala derbi është motiv i ndeshjes dhe pret që pavarësisht mungesës së tyre fizike, t’i gëzojnë tifozët nga larg.
“Vetëm fjala derbi për ne është motiv në këtë ndeshje. Kemi pasur mjaftueshëm kohë ta përgatisim ndeshjen dhe mendoj se jemi përgatitur aq mirë që nesër të dalim me rezultat pozitiv. Tifozët “Intelektualët” janë motiv shtesë, ata janë fuqia jonë dhe lojtari ynë i 12-të. Mendoj që është një vendim pak i padrejtë në këtë rast dhe mungesë e madhe, por ky vendim nuk është në kompetencën tonë. Prandaj, shpresoj që nesër t’i gëzojmë me fitore edhe pa praninë e tyre në stadium”, ka thënë Muja.
Superliga – Java e 33
Të mërkurën takohen:
15:00 Prishtina – Feronikeli
15:00 Gjilani – Drita
15:00 Dukagjini – Ulpiana
Të enjten takohen:
15:00 Drenica – Llapi
15:00 Ballkani – Malisheva



