Vdes imami i xhamisë së fshatit Sferkë

11 maj 2022 | 12:48

Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar se ka vdekur imami i xhamisë së fshatit Sferkë të Komunës së Klinës, Afrim Kastrati. Varrimi i tij do të bëhet sot në orën 18:00, në varrezat e fshatit Sferkë të Klinës.

“Afrim ef. Kastrati lindi më 28 korrik 1964 në fshatin Sferkë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen e kreu në Medresenë “Alauddin” në Prishtinë gjatë viteve 1979-1984. Studimet më pas i vazhdoi në Fakultetin Filozofik në Prishtinë në drejtimin e orientalistikës gjatë viteve 1986-1990. Që nga vitit 1990 punoi si imam i rregullt në xhaminë e fshatit Sferkë të komunës së Klinës”, thuhet në njoftimin e BIK-ut.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtarët e Komisionit për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes së…