Ministri Mehaj udhëtoi për vizitë zyrtare në SHBA
12 maj 2022
| 09:55
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj mbrëmë ka udhëtuar për vizitë zyrtare dyditëshe në SHBA.
Me këtë rast, ministri Mehaj, së bashku me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, përveç tjerash, do të priten nga autoritetet më të larta shtetërore politike dhe ushtarake të Shtetit të Iowa-s.
Republika e Kosovës dhe Shteti i Iowa-s, kutivojnë partneritetin e ngushtë ndërshtetëror tashmë mbi një dekadë dhe vizita përkatëse është në funksion të forcimit të mëtejmë të këtij partneriteti.



