Qeveria e Kosovës dhe MCC finalizuan marrëveshjen me vlerë prej 236.7 milionë dollarësh
Qeveria e Kosovës dhe Korporata Amerikane Sfidat e Mijëvjeçarit kanë finalizuar në Uashington një marrëveshje kompakt me vlerë prej 236.7 milionë dollarësh, që Prishtina thotë se do të ndihmojë me pavarësinë e sistemit energjitik të vendit.
“Sot, MCC dhe Qeveria e Kosovës përmbyllën një javë produktive negociatash për një marrëveshje kompakte të propozuar prej 236.7 milionë dollarësh, e krijuar për të forcuar Kosovën në sektorin e energjisë”, thuhet në njoftimin e MCC-së në “Twitter”.
Today, MCC & the #Kosovo Government concluded a productive week of negotiations for a proposed $236.7M compact agreement designed to strengthen Kosovo’s ??. #energy sector.
For more info about this partnership, visit: https://t.co/0ld4e6Fkfh pic.twitter.com/fgeFRMssxq
— Millennium Challenge (@MCCgov) May 13, 2022