Arifi për rastin e mishit brazilian: A do të mbajë dikush përgjegjësi pas vendimeve të Faton Pecit?

17 tetor 2026 | 13:58
Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Avni Arifi, ka ngritur shqetësime për furnizimin me mish të institucioneve vitale të Kosovës, duke kërkuar përgjegjësi institucionale për rastin e mishit brazilian të dyshuar si të skaduar.

Në një postim në Facebook, Arifi ka përmendur Forcën e Sigurisë së Kosovës, Policinë e Kosovës, QKUK-në, spitalet, Kuzhinën Qendrore dhe çerdhet, si institucione që, sipas tij, rrezikohen nga furnizimi me produkte të pasigurta ushqimore.

Ai ka theksuar se Bashkimi Evropian e kishte pezulluar importin e mishit brazilian që nga 3 shtatori, ndërsa Ministria e Bujqësisë në Kosovë kishte përzgjedhur përmes një tenderi me vlerë afro katër milionë euro kompaninë Apetit për furnizimin me mish të 73 institucioneve.

Arifi ka përmendur edhe dy raste të bëra publike më 15 dhe 25 shtator në Mal të Zi, ku, sipas tij, autoritetet kishin ndaluar 103 tonë mish brazilian të skaduar, të lidhur me këtë kompani. Ai ka theksuar se rreth 78 tonëve u ishin ndryshuar etiketat për t’ua ndryshuar afatin e përdorimit, ndërsa pjesa tjetër kishte skaduar në qershor.

Në reagimin e tij, sekretari i Përgjithshëm i Aleancës ka rikujtuar edhe raportimet e vitit 2024 se kompania Apetit kishte përfituar grant prej 200 mijë eurosh nga Ministria e Bujqësisë, në kohën kur kjo ministri drejtohej nga Faton Peci.

Arifi ka përmendur gjithashtu reagimin e Pecit, i cili, sipas tij, i kishte cilësuar si shpifje dyshimet e ngritura nga deputetët e Aleancës për mishin brazilian.

Në fund, Arifi ka kërkuar përgjegjësi për rastin, duke ngritur pyetjen se kush do të japë llogari për rrezikimin e shëndetit të qytetarëve dhe furnizimin e institucioneve vitale me produkte ushqimore të pasigurta.

“A ka dikush në këtë vend që shkon në përgjegjësi për helmimin e popullit të Kosovës dhe institucioneve vitale të saj?”, ka shkruar Arifi.

Postimi:

* Ushtari i Kosovës shkon me ruajt Kosovën, e shteti e ushqen me mish Brazilian të skaduar.
* Policia e Kosovës e ruan sigurinë e vendit, e shteti i jep mish Brazilian të skaduar.
* Pacientët shkojnë në QKUK me u shëru nga një sëmundje e ndoshta marrin tjtetër nga ushqimi i skaduar .
* Njëjtë për Kuzhinën Qendrore e njëjtë edhe për fëmijët tanë nëpër çerdhe.

Cili është tregimi?

Bashkimi Evropian e ka pezulluar importin e mishit brazilian që nga 3 shtatori.
Shteti i Kosovës, përmes Ministrisë së Bujqësisë, e ka përzgjedhë me tender afro 4 milionë euro kompaninë Apetit për me i furnizu me mish FSK-në, Policinë, QKUK-në, spitalet dhe institucione të tjera, 73 në total

Ndërkohë, në dy raste të bëra publike më 15 dhe 25 shtator, shteti i Malit të Zi në portin e saj detar ka ndaluar 103 tonë mish brazilian të skaduar, të lidhur me këtë kompani që për destinacion kishte Kosovën. Sipas Doganës malazeze, rreth 78 tonëve ua kishin ndërru etiketat për me ua ndryshu afatin e përdorimit kurse të tjerat kishin skadu në qershor.

Në vitin 2024 është raportuar se kjo kompani kishte marrë grant prej 200 mijë eurosh nga Ministria e Bujqësisë, e drejtuar nga Faton Peci. Kur deputetët e Aleancës ngritën dyshimet për mishin brazilian të shitur si produkt të skaduar, Peci i quajti pretendimet shpifje.

A ka dikush në këtë vend që shkon në përgjegjësi për helmimin e popullit të Kosovës dhe institucioneve vitale të saj?

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Dy persona të dyshuar për përfshirje në trafikimin e narkotikëve…