Irani thotë se një anije me mbi 2 milionë fuçi nafte eksplodoi pasi ra në minë në Ngushticën e Hormuzit
Garda Revolucionare Islamike e Iranit (IRGC) deklaron se një supercisternë, që transportonte mbi dy milionë fuçi naftë bruto, është përfshirë nga zjarri pasi ka goditur një minë detare, teksa po përpiqej të kalonte Ngushticën e Hormuzit përmes një rruge “të paautorizuar”.
Ajo pretendoi se cisterna ishte përpjekur të shfrytëzonte mbështetjen ushtarake amerikane për të transportuar mallra përmes ngushticës.
Në deklaratë nuk u identifikuan anija, pronari i saj apo flamuri nën të cilin lundronte.
Gjithashtu, nuk u dhanë informacione për viktima të mundshme apo për shkallën e dëmeve.
Kjo ndodhi në një kohë të tensioneve të shtuara mes Iranit dhe SHBA-së lidhur me lirinë e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit, një korridor i rëndësishëm për transportin global të naftës dhe gazit.
Trafiku detar përmes kësaj rruge ujore është ndërprerë rëndë që kur SHBA-ja dhe Izraeli nisën sulmet kundër Iranit më 28 shkurt.



