Nasim Haradinaj i buzëqeshur e priti dënimin nga Gjykata Speciale

18 maj 2022 | 11:33

Gjakftohtë, dy krerët e veteranëve të luftës së UÇK-së e kanë pritur dënimin ndaj tyre me katër vjet e gjysmë nga Gjykata Speciale në Hagë.

Pas një viti e gjysmë qëndrimi në paraburgim, dy krerët e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj janë shpallur fajtorë dhe janë dënuar me katër vjet e gjysmë.

Nasim Haradinaj, me një kollare me flamurin kombëtar dhe i buzëqeshur, po e priste dënimin ndaj tij, pak minuta pasi shoku i tij veçse ishte shpallur fajtor.

Haradinaj po buzëqeshte derisa gjyqtari në Hagë po ia lexonte akuzat, për të cilat gjykata atje e ka gjetur fajtor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mario Balotelli ka pasur një karrierë me shumë ulje-ngritje, por…