Pioli: Kishim më shumë vazhdimësi se Interi

23 maj 2022 | 11:54

AC Milan e ka fituar titullin e kampionit pas plotë 11 vitesh. Trajneri Stefano Pioli është shprehur shumë i kënaqur me suksesin e arritur, derisa theksoi se ekipi i tij kishte më shumë vazhdimësi se Interi.

“Jam i lumtur për lojtarët e mi, për mua, për stafin tim, për klubin dhe për tifozët tanë fantastikë. E meritojmë këtë titull, për nga mënyra si kemi luajtur dhe si kemi punuar. Kemi pasur më shumë vazhdimësi se Interi: ndeshja e fundit që kemi humbur ka qenë ajo kundër Spezias, që nuk duhej ta kishim humbur”, ka thënë Pioli.

“Kemi fituar ndeshje të vështira, dy herë kundër Romës, dy herë me Lazion, me Napolin, kemi përmbysur një derbi… Maldini dhe Massara më kanë qëndruar gjithmonë në krah, nëse arrin në këto nivele ndodh sepse i gjithë ambienti ka dhënë maksimumin. Unë jam argëtuar duke punuar me këta lojtarë. Jemi nisur me idenë për të përmirësuar renditjen e sezonit të kaluar, duke e ditur se ekzistonte mundësia për të luftuar për diçka të rëndësishme. Lojtarët e mi janë të fortë sepse drejtuesi kanë ndërtuar një përzierje fituese mes futbollistëve të rinj dhe ekspertë, me mentalitetin e duhur”, ka shtuar Pioli.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KESCO ka njoftuar konsumatorët se ka pranuar të premten në…