Memli Krasniqi: Urime ditëlindja, kryetar!
31 maj 2022
| 11:37
Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli feston ditëlindjen.
Ai sot ka mbushur 55 vjet. Me këtë rast, Veseli është uruar nga kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, i cili ka publikuar një foto në llogarinë e vet në “Facebook” me mbishkrimin: “Urime ditëlindja, kryetar!”.
Kadri Veseli është duke qëndruar në qendrën e paraburgimit në Hagë që nga nëntori i vitit 2020.




