Faton Klinaku: Jemi injoruar nga institucionet e vendit

06 qershor 2022 | 11:26

Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) janë duke protestuar sot para objektit të Kuvendit të Kosovës në shenjë pakënaqësie për mospërfshirjen e tyre në rritjen e pagës minimale.

Para dyerve të këtij institucioni ka dalë Policia e Kosovës.

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVLUÇK-së, Faton Klinaku, ka thënë se kërkesat e tyre janë injoruar nga institucionet e Kosovës dhe se janë detyruar të dalin në protestë për të shprehur pakënaqësitë e tyre.

“Jemi injoruar nga institucionet e vendit dhe jemi detyruar që pakënaqësitë tona t’i shprehim në protestë”, ka thënë Klinaku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) po protestojnë para…