Punimet në tunelin e Skërficës drejt përfundimit, për 45 minuta shkurtohet udhëtimi drejt Sarandës
06 qershor 2022
| 11:33
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë me dije se punimet në tunelin e Skërficës janë drejt përfundimit, me të cilin hapet përfundimisht edhe rruga e re dhe e shumëpritur Kardhiq-Delvinë.
Rama përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se kjo rrugë do të zbulojë një tjetër pjesë të mrekullueshme të Shqipërisë, duke shkurtuar njëkohësisht kohën e udhëtimit drejt Sarandës me 45 minuta.







