Osmani në muajin korrik viziton Slloveninë

06 qershor 2022 | 16:35

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur të hënën në takim ambasadoren e Republikës së Sllovenisë, Minca Benedejçiq me të cilën ka diskutuar për zhvillimet në vend dhe rajon.

Gjatë takimit, ambasadorja Benedejçiq ia ka dorëzuar presidentes Osmani ftesën e presidentit të Sllovenisë, Borut Pahor për të realizuar vizitë zyrtare në këtë vend gjatë muajit korrik.

Presidentja Osmani ka pranuar ftesën, duke theksuar se vizita do të kontribuojë në thellimin e mëtejmë të raporteve ndërshtetërore në fushat e interesit të dyanshëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një aksident i frikshëm u regjistrua ditën e djeshme pas…