Mostrajtimi i kërkesave të veteranëve të UÇK-së është mëkat kombëtar

06 qershor 2022 | 16:45

Ish-gjenerali i UÇK-së, Daut Haradinaj, ka folur rreth protestës së sotme që veteranët e luftës çlirimtare kanë mbajtur para objektit të Kuvendit të Kosovës.

Ai në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se i kanë ende të njoma plagët që të injorohen kaq shumë.

Më tutje, Haradinaj i ka vlerësuar si modeste kërkesat e veteranëve  të UÇK-së dhe sipas tij mostrajtimi i tyre është mëkat kombëtar.

“Protesta e sotme paqësore e veteranëve, tregon mirë për gjenezën e krijimit të institucioneve që gëzojmë sot si shtet i ri. Mostrajtimi i kërkesave të tyre modeste është mëkat kombëtar. I kemi akoma të njoma plagët për t’i injoruar kaq shumë”, ka shkruar Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deri më tash në Bashkimin Evropian (BE), sa herë që…