Vizita e Konjufcës në Hagë, Klinaku e quan dyfytyrësh

13 qershor 2022 | 14:34

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVLUÇK-së, Faton Klinaku, e ka quajtur dyfytyrësh kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, i cili ka paralajmëruar se do t’i vizitojë drejtuesit e UÇK-së në Hagë.

Reagimi i Klinakut vjen pasi Kryesia e Kuvendit ka vendosur që ta fus në rend të ditës për seancën e nesërme, projektligjin pagën minimale, në të cilin nuk janë të përfshirë veteranët e UÇK-së.

“Dyfytyrësia e Glauk Konjufcës! Në njërën anë futet në rend dite projektligji kundër veteranëve, e në anën tjetër shkon t’i vizitojë veteranët që gjenden në paraburgim në Hagë”, ka shkruar Klinaku në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Koalicioni UDS-USPE-OPS ka dalë fitues në zgjedhjet studentore në Universitetin…